fbpx

“Problemet e saj shëndetësore nuk janë skenare…”, flet ish-menaxheri i Fifit

nga Revista Kosovarja

Ngjarjet e fundit në shtëpin e Big Brodher Vip kanë shtyrë Fifin që ditën e djeshme (e enjte) të lërë shtëpinë e famshme.

Situatat e krijuara brenda shtëpis e kanë rënduar gjendjen emocionale të këngëtares duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë për t’u marrë vetëm me shëndetin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, ka qenë ish menaxheri i artistes, Xhulian Shabani, i cili përmes një postimi ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që Filloreta Raçi – Fifi ka kaluar për të arritur suksesin që gëzon sot.

Shabani e konfirmon se Fifi ka vuajtur nga problemet shëndetësore, duke hedhur poshtë kështu akuzat që i janë bërë për “shpërthimet”e saja si pjesë e një skenari.

“Për të gjithë ata që nuk e dinë, nuk e kam përdorur asnjëhere ndonjë ndihmë që kame bërë për ndokend, që të ngriti mbi reputacion e të tjerëve, atë personal apo të përmbushi egon time por si shenjë përkrahje për Fifin dua të tregoj që Filloreta Raçi karrieren e sajë profesionale e filloi në 2014-tën #JukeboxGroup – Shkup, produksion i krijuar nga unë dhe Veton Vejseli, shoku im i mirë. Fifi ishte personi që kishte mundësi të përballoj shumë luftra dhe ambicje njëkohësisht t’i fitoj. Problemet e saja shëndetësore, të përkohshme i njoh shumë mire, nuk janë as bllofe e as pjesë e skenarit. Ajo êshtë një vajz që udhëtoj nga Prishtina për në Shkup çdo ditë që të krijoj atë që ndjente, ëndërronte. Me ndihmën tonë arriti që të dalë para publikut, thyem shumë barriera dhe emisioni tek Arian Çani, ku titulluam emisionin “Vaçe Zela e ardhme shqiptare” arriti të përfitoj zemrat e shumë shqiptarëve dhe produksioneve. Edhe pse #JukeboxGroup ndaloi funksionuari për shkak trazirave politike në RVM, ne si produksion e propozuam që të vazhdoje karieren në produksion tjetër edhe pse ne luftën me vendin ku filluam karierat e humbëm Fifi luftën e vazhdoi nga Shqipëria. Fifi do ta fitoj çdo luftë sepse mundet dhe din! Neve do na ketë afër çdo herë që të duhet!”, ka qenw shkrimi i tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]