fbpx

Produksioni i BB uron Kiarën e Luizin, por fansave i pengon ky detaj

nga Revista Kosovarja

Produksioni i BB uron Kiarën e Luizin, por fansave i pengon ky detaj

Ditën e djeshme çifti Luiz dhe Kiara morën dhuratën më të bukur në botë. Vajza e tyre, Luna, erdhi në jetë dhe ky lajm u bë me dije nga vetë çifti nëpërmjet një postimi në Instagram.

Urimet e përzemërta kanë qenë të pafundme, si nga personazhe VIP, familjarë, dashamirës të çiftit etj.

Një urim pak momente më parë ka ardhur dhe nga produksioni i ‘BBV’ të cilët nëpërmjet një postimi në Instagram shkruajnë: “Mirë se erdhe Luna Mari Ejlli! Shumë urime për Luizin dhe Kiarën nga ‘Big Brother Vip’.”

Ajo çfarë u pa në këtë postim dhe ngriti dyshime ishte fakti që produksioni ka bërë ‘tag’ vetëm llogarinë personale të ish-fituesit të ‘BBV2’, Luiz Ejllit, ndërsa partneres së tij jo. Pse vallë?!

Kjo ndoshta pasi Luizit i kanë mbetur ende pak ditë nga kontrata e lidhur me ‘Top Channel-in’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]