fbpx

Produktet ekskluzive të flokëve nga Mounir tashmë edhe në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Është i njohur globalisht për punën dhe produktet e tij të jashtëzakonshme nga fusha e parukerisë.

Mounir është “aty ku lindin arti dhe pasioni”. Idetë e Mounir i tejkalojnë pengesat kulturore, ai është i famshëm dhe i pëlqyer në të katër anët e botës. I njohur për teknikat vizionare dhe metamorfike të tendencës, Mounir është maestro i flokëve nga më të kërkuarit kudo.

Vizioni i tij është të fuqizoj dhe mbështes parukierët duke u ofruar atyre mjetet e ngjyrosjes që u nevojiten për të marrë rezultatet që dëshirojnë.

Prej vitit 2012 janë në treg edhe ngjyrat e tij që prodhohen në tri fabrika, e që tashmë gjenden edhe në vendin tonë. Fabrika që furnizohet Kosova, është Mounir II në Itali.

“Për një kohë të gjatë më është dashur të bëj kërkime të gjera për të krijuar nuancat që doja me produktet tashmë në treg. Kështu fillova të kërkoja një gamë perfekte ngjyrash që ristrukturonin flokët, u jepnin atyre shkëlqim dhe realizonin transformimet që kisha imagjinuar.

Meqenëse nuk mund të gjeja një markë që ofronte të gjitha këto, fillova revolucionin tonë me ngjyra! Jam i lumtur ta ndaj me ju dhe shpresoj se ju pëlqen po aq sa unë dhe ekipi im”, thotë frizeri i famshëm, linja e ngjyrave të të cilit tashmë ka gjetur vend në mbi 130 shtete të shtrira në gjithe botën, në 5 kontinente.

Tri sekretet kryesore të Mounirit janë blanzhi, arkitekti dhe hidrogjeni. Brendi ka ardh në Kosovë në mars të këtij viti, janë në dispozicion 22 grupe ngjyrash me 131 nuanca.
Tashmë zgjidhja e ngjyrës perfekte u zgjidh e u afrua edhe më afër jush vetëm tek Mounirproducts.kosova

Instagram : Mounirproducts.kosova

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]