A doni të dukeni unike e të shkëlqeni? Pse të mos jeni ylli i mbrëmjes, ndejës, dasmës apo ahengut?
Studio e bukurisë “Blossom” në Prishtinë, është vendi ku ju do të mund të kryeni të gjitha shërbimet e fushës së bukurisë në mënyrë profesionale.
Të gjitha në një vend dhe më së miri, vetëm në “Blossom”, aty ku femrat kanë vendin e tyre të rregullimit perfekt.
Lista e shërbimeve është e gjatë, duke filluar nga prerje, fenerim, ngjyrosje, shatir, ombre, grim, frizura, figaro, dhe rregullimin e vetullave.
Në “Blossom” ju mirëpret një staf profesional, i përkushtuar, e i kualifikuar për ofrimin e secilit shërbim që kryhen nga produktet me cilësi të lartë si: Olaplex, Wella, Include, Mac, Kryloon.
Studio e bukurisë “Blossom” ndodhet në Prishtinë tek Harmonia str. (përballë Universitetit të Aktrimit). Për termin, mund të kontaktoni në +38346277277 dhe në DM: @blossomstudio.info