fbpx

“Programet e dikurshme më mirë se tani” Lori Hoxha i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit!

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme, u transmetua për herë të parë emisioni “Ëndërrtjerrësit”, programin më të ri në “Top Channel”, i cili realizon takime me personazh televizivë, ku rikujtohen momente nga e kaluara.

Lori Hoxha, ideuesja e këtij programi, ka postuar një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” teksa ndjek puntatën e parë.

Ndërkohë, ajo ka postuar një “Ask me a question” ku ka pritur komentet dhe pyetjet e ndjekësve.

Një prej tyre i ka shkruar për kohët e arta të “Top Channel” dhe programet e dikurshme që preferonte t’i shihte më shumë se këto tani.

Lori i ka kthyer një përgjigje të papritur që analizon mënyrën që sipas saj, njerëzit i shikojnë gjërat.

“Kohë të arta ka gjimnazi, kohë të arta ka universiteti, kohë të arta ka dhe pensioni. Kam kuptuar që qënia njerëzore e dashuron të shkuarën dhe shpesh e idealizon. Nostalgjia është problem sepse të bën të besosh që çdo gjë që ka qenë, është më e mirë se ç’është e çdo të jetë. Ato ishin kohët e arta për kohën, këto janë kohë të tjera. Nuk i përjetojmë dot të dyja në kohë reale që të kuptojmë cila na pëlqen më shumë. Kohët ndryshojnë e me të dhe njerëzit e mënyra se si jetojmë. Nuk mund të pëlqejmë e shikojmë të njëjtat gjëra. Ajo ishte atëherë, tani është tani”, ka shkruar ajo.

“Ëndërrtjerrësit” lindi si ide e vetë Lorit, dhe është përfunduar nga Ledion Liço.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]