fbpx

Prokuroria i kërkoi Haxhiut të përgjigjet se kush janë vrasësist e Astrit Deharit, reagon ministrja e Drejtësisë!

nga Revista Kosovarja

Pas një statusi që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte bërë në përvjetorin e vdekjës së Astrit Deharit, Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë që të përgjigjet se kush janë vrasësit e Astrit Deharit.

“Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror.

Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!”, ka shkruar ajo, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka vazhduar luftën me prokurorinë, duke shtuar se as prokurori Shefkiu e as eprori i tij, siç ka shkruar ajo “nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi”.Postimi i plotë:

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!
Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.
Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.

https://www.facebook.com/albulenaa.haxhiuu/posts/23993687303608735?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]