fbpx

Prokuroria kërkon paraburgim për Urim Hysenin, avokati kundërshton: Klienti im duhet të shkojë në ekzaminim psikiatrik

nga Revista Kosovarja

Prokuroria ka intervistuar, Urim Hysenin,  të dyshuarin e arrestuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë.

“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”, ka thënë Mekaj, derisa ka konfirmuar se janë në pritje të vendimit nga Gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

Derisa 59 vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, pritet të varroset sot rreth orës 17:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Asden Mekaj avokati mbrojtës i të dyshuarit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]