Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e disenjatoritt Festim Isufi, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në banesen e tij.
Në një përgjigjje për Indeksonlinen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se prokurori kompetent ka hapur tashmë rastin “Hetim mbi vdekjen”.
“Iu njoftojmë se prokurori kompetent ka hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” dhe është duke e proceduar çështjen në fjalë“, thuhet në përgjigjjen e prokurorisë.
Ndryshe të premten Prishtina është tronditur nga kjo tragjedi, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”. Dyshohet se 34 vjeçari ka therë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. /Indeksonline