fbpx

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 15 vjeçares nga Drenasi

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth rastit të vdekjes së 15-vjeçares, Anita Mehmeti nga Drenasi, në QKUK, dy ditë më parë.

Përmes një komunikate, nga Prokuroria thonë se rasti po trajtohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit në mediat elektronike të rastit për vdekjen e dyshimtë të së miturës nga Drenasi, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.​Anita Mehmeti vdiq dy ditë më parë në QKUK, ku babai i saj thotë se ishte “shëtitur” nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe asaj të Pediatrisë, pa u ndihmuar nga askush.Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 15-vjeçares, pasi babai i saj ka refuzuar që trupit të pajetë të Anitës t’i bëhet obduksioni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]