fbpx

Prokuroria Speciale interviston Faton Pecin si të dyshuar

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Peci po intervistohet nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë e Agjencinë e Veterinarisë, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Aksioni u ndërmor lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore. Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]