Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Protestë gjithëpopullore në Prishtinë në mbrojtje të UÇK’së, kërkohet shfuqizimi i Speciales

nga Revista Kosovarja

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Mbi artikull

Në takimin e mbajtur më datën 30 qershor është thënë se bërja publike e aktakuzës së pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe momenti në të cilin u bë, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës konsiderojnë se propozim-aktakuza është bërë me qëllim të caktuar, për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi, andaj kërkojnë që Kuvendi i Kosovës ta ndryshojë ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK) dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës pas takimit që patën me datën 30.06.2020 kanë deklaruar se kanë nxjerrë disa përfundime, në mesin e tyre mbajtjen e një proteste.

Moneytizer Paragrafi 4

Njoftimi i plotë nga OVL-UÇK:

Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,

U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos prokuroria në Hagë, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,

Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,

Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,

Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]