Është shumë e rëndësishme që të qëndroni fizikisht aktiv, sidomos gjatë pandemisë, me të cilën po përballemi. Ushtrimet luajnë një rol të rëndësishëm gjatë këtyre kohërave sfiduese kur njerëzit kanë nevojë për një sistem të fortë imunitar dhe një mënyrë për të shmangur shtimin e papritur të peshës.
Një aktivitet, i cilli nuk ka marrë shumë vëmendje por mund të siguroj shumë benefite për trupin tonë është noti. Noti funksionon si një kardio dhe një stërvitje sforcuese, që kërkon pothuajse lëvizjen e çdo pjese të trupit.
Noti ka disa efekte pozitive për trupin,duke filluar nga rrahjet e zemrës, më shumë kalori të djegura dhe humbje peshe. Luftimi i rezistencës së ujit ndihmon në aktivizimin e muskujve dhe forcimin e tyre.
“Megjithëse noti duket relativisht i vështirë dhe nganjëherë i frikshëm, është një nga stërvitjet më të mira kardiovaskulare që çdokush nga çdo moshë mund ta bëjë”, tha Kris Gagne, trajner i vjetër i notit. “Është një stërvitje aerobike që ndihmon edhe ne funksionimin sa më të mirë të zemrës”, shtoi ai për revistën Health.
Noti i ushtrim për humbjen e peshës
Kur notoni krahët, këmbët dhe pjesë e tjera të trupit punojnë në mënyrë të barabartë. Për shkak të aktivitetit të plotë të trupit ju mund të heqni peshë për një kohë relativisht të shkurtër.
Një studim i Universitetit të Harvardit vlerësoi së një person prej 125 kilogramë që bën 30 minuta not mund të djegë 330 kalori.
Për të gjithë ata që fillojnë të shtojnë notin në rutinën e tyre të humbjes së peshës, Gagne rekomandoi që të fillohet me 30 minuta not gjatë një jave. Sipas ekspertve, noti është një metodë mjaft praktike dhe zbavitëse gjithashtu, me të cilën mund të humbni peshën e tepërt.