Para Kuvendit, veteranët po e kërkojnë Kryeministrin Albin Kurti, i cili, në fakt, nuk gjendet fare në Kosovë. Një nga ta edhe e ka fyer drejtuesin e Qeverisë.
Derisa pritet që nisë seanca, para objektit të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë protestuesit e thirrur nga organizatat e vetëranëve të UCK-së.
Nga protesta janë dëgjuar disa zëra, të cilët kërkojnë që para tyre të dalë kryeministrit i vendit, Albin Kurti, raporton Gazeta Express. Një nga protestuesit dëgjohet ta ketë bërë këtë thirrje duke e sharë shefin e Qeverisë.
Disa prej protestuesve që kanë folur për media, kanë akuzuar Qeverinë Kurti dhe vetë kryeministrin Kurti për diskriminimin e tyre.
Më herët, protestuesit hynë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa forca të shtuara të Policsë e rrethuan atë. Pas përshkallëzimit të situatës, ka ndërhyrë njësia speciale e Policisë. Autoblindat e saj janë parë rrugëve të Prishtinës.