Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse Beyonce është “fajtorja” e rritjes së inflacionit në Suedi?

nga Revista Kosovarja

Beyonce nisi turneun e saj botëror dhe shteti i parë në Evropë ku ajo interpretoi ishte Suedia.

Në vend u rrit numri i rezervimeve në hotele dhe restoranteve. Sipas statistikave ekonomike, inflacioni u rrit me afro 10% në muajin maj. Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në maj.

Rritja e çmimeve për hotelet dhe restorantet qëndronte pas kësaj rritjeje.

Moneytizer Paragrafi 4

Michael Grahn, ekonomist në Danske Bank, tha se ai mendonte se Beyonce ishte “fajtore” për këtë rritje.

Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares pas shtatë vitesh shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se fitimet mund të arrijnë pothuajse 2 miliardë paund deri në përfundim, në shtator.

Koncertet e Stokholmit, ku Beyonce luajti në një turmë prej 46 mijë personash për dy netë, thuhet se erdhën fansa nga e gjithë bota, veçanërisht SHBA, ku dollari është më i fortë kundrejt koronës dhe ndihmoi që biletat në vendin nordik të dukeshin një vjedhje relative.

Në një email për Washington Post muajin e kaluar, Visit Stockholm e përshkroi bumin e turizmit në qytet si “efekti Beyonce”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]