fbpx

Pse Daut Haradinaj duhet të jetë në krye të Prishtinës?

nga Revista Kosovarja

Një fushatë krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta kemi në Kosovë, po e bën kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, shkruan “Kosovarja”.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, z. Daut Haradinaj, ka dy muaj që ka filluar takime interesante me ish-personalitete publike të  kryeqytetit, që dikur e kanë mbajtur jetën politike, zejtare dhe burrërore në Prishtinë, e që jeta i ka lënë në harresë, por që peshojnë shumë në politikë.

Si qytetarë të vjetër të Prishtinës kanë bartur me dekada barrën tregtare, por edhe lidhjet me politikë, por që janë injoruar për të qenë në krye të politikës.

Z. Haradinaj e ka menduar mirë se ata mund të bëhen vorbull suksesi nga kontaktet me prishtinasit e harruar, e që dikur ishin faktorë të rëndësishëm në Prishtinë.

E, elita e qytetarëve të harruar të Prishtinës është shkollë politike, që mund t’i jep rezultat Daut Haradinajt.

Prishtinasit e vjetër kanë kaluar nëpër sfidat e dhunës e të presioneve të ish-Jugosllavisë dhe e dinë mirë se çka mund ta ndezë politikën në Prishtinë, së cilës, realisht, i shkon për shtati profili i Daut Haradinajt.

Sepse, kryeqyteti nuk është më nevojë e “çerek” politikanëve urbanë, që mbajnë notes në xhep se kinse do i realizojnë qind për qind premtimet, ndërkaq nuk i kanë realizuar as 50 për qind!

Në kryeqytetin tonë po ndodh, faktikisht, një masakër infrastrukturore. Nisin punimet në një lagje dhe mbesin të papërfunduara…

Konkretisht, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen “Mati 1”, që nga pranvera mund të kalohet vetëm në këmbë. Po ashtu, është edhe me rrugën kryesore në Lagjen “Sofalia” dhe të mos i numërojmë të tjerat, sepse lista është e gjatë…

Pse po ndodhë kjo?

Që të tregohet para qytetarëve se këtu punohet, këtu investohet, se këtu gjallërohet…

Sidoqoftë, kryeqyteti ynë, Prishtina, ka vite që e ka humbur imazhin e të qeverisurit me standard, që një kryetar komune ta çojë përpara kryeqytetin, pa kalkulime, rrena e dallavere.

Prandaj, ka ardhur koha për një ndryshim, për një lider të profilit burrëror, që nuk i ndërron fjalët nga dita në ditë…

Kështu, kontaktet e Daut Haradinajt me këtë shtresë  qytetare të pakënaqur që po ndodhë çdo ditë, kanë për të dhënë rezultate të rëndësishme si të qeveriset kryeqyteti pa hile…

Sepse, Daut Haradinaj po premton ndryshime, të cilat profili i tij nuk lejon të mbetën pa u kryer.

Propaganda për objektin “Pandora” në Lagjen “Arbëria”, duhet të ndriçohet posa të vijë ai në pushtet. Nëse objekti është pa leje ndërtimi nga organet kompetente komunale, do të rrënohet, ka thënë Daut Haradinaj, sepse është përfolur se objekti është i tij.

Është folur e përfolur se ky objekt është pronë e Haradinajve dhe është mirë të sqarohet kjo gjë…Prandaj, pikërisht, kandidimi i Daut Haradinajt për të parin e Prishtinës është shumë me vend dhe domethënës.

Kryeqyteti ynë, më në fund, ka nevojë për një   kryetar popullor, e që ka luftuar me popullin dhe është në mesin e popullit.

Sidoqoftë, Daut Haradinaj e ka gjetur veten në këto kontakte me qytetarë të vjetër të Prishtinës, që në kohë të caktuara kanë udhëhequr me ekonominë dhe politikën në kryeqytet dhe, pa dyshim, do ketë rezultate… /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]