fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pse disa fëmijë e refuzojnë ushqimin?

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Disa prindër ankohen gjithë kohës “Pse nuk më ha fëmija?”. Mund të ndodhë që fëmija të refuzojë ushqime të caktuara ose të mos pëlqejë më ushqime që më parë i donte. Kjo i frustron prindërit dhe shpesh i bën të ndihen të pafuqishëm.

Shumë fëmijë e refuzojnë ushqimin me raste, por për disa, refuzimi është i vazhdueshëm. Pse? Ka një numër shkaqesh që mund të shpien në refuzimin e ushqimit dhe ato mund të ndryshojnë gjatë kohës. Duke i njohur arsyet, ne shkojmë te rrënja e problemit dhe mund t’i ndihmojmë fëmijët që ata të arrijnë të ushqehen në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Autorët e fushës bien dakord se, janë pesë shkaqe kryesore pse fëmijët e refuzojnë ushqimin, disa prej të cilëve mund të jenë të pranishëm në të njëjtën kohë.

1. Shkaqet mjekësore

Këto kërkohen të parat kur fëmijët nuk hanë, por edhe kapërcehen më shpesh apo nuk eksplorohen sa duhet. Kur fëmijët kanë një sëmundje mjekësore (diagnozë) ose kur duket që janë sëmurë, sëmundja e prek edhe ushqyerjen e tyre. Megjithatë, ndonjëherë ka çështje më të thella. Dy nga pengesat kryesore janë: refluksi dhe konstipacioni. Këto dy probleme mëse të zakonshme për fëmijët mund ta frenojnë ngrënien. Fëmijët mund të kenë edhe probleme me stomakun, ndaj mund të nevojitet konsultimi me mjekun. Në këtë kategori, bëjnë pjesë edhe dalja e dhëmbëve dhe lodhja

2. Ndjeshmëria

Përpunimi me të gjitha shqisat luan një rol të madh në refuzimin e ushqimeve. E thjeshtë për t’u kuptuar: nëse fëmija ndien se një ushqim ka përmasa të mëdha, ai nuk e ha. Termi terapeutik që përdoret për këtë dukuri është mbrojtja taktile. Fëmija mund të ketë frikë se mos mbytet (nga pamja e ushqimit, aroma, ndjesia e prekjes ose shija e tij). Nëse fëmija ka bërë ekzaminime mjekësore, është ushqyer me tuba ose ka pësuar ndonjë lëndim në zonën e gojës ose fytit (edhe nëse ka qenë foshnjë), ai mund të ketë frikë të marrë diçka që futet nga goja dhe të jetë tejet i ndjeshëm në këtë zonë. Në ekstremin tjetër të spektrit të ndjeshmërisë, një fëmijë mund të mos jetë i aftë të dallojë ushqimet në gojë dhe mund të hajë sasi të mëdha ushqimi. Në këtë rast, fëmijët e humbasin shijen e ushqimit dhe nuk mund ta përtypin mirë atë. Ata mundet të refuzojnë kollaj disa ushqime të buta (patate të shtypura, djathë), pasi nuk mund të përtypen mirë në gojë.

3. Mekanika e gojës dhe fytit

A e përtyp dhe a e gëlltit fëmija juaj mirë ushqimin? Mund ta përjashtoni kollaj këtë arsye nëse fëmija juaj është 2.5 vjeç dhe ka kaluar me lehtësi nga gjiri te ushqimet e forta. Shenjat që fëmija mund të mos përtypet mire janë: mbytja, pasi ushqimi ka qëndruar për disa sekonda ose minuta në gojë, nxjerrja e ushqimit gjysmë të përtypur, nxjerrja e ushqimit që duket se është përtypur me vështirësi. Një shenjë tjetër është se këta fëmijë mund të kenë pasur vështirësi me ushqyerjen me gji, ashtu edhe fillimin e ushqimeve të forta. Fëmijët refuzojnë të hanë, sepse nuk dinë si ta përtypin ushqimin ose mund të kenë frikë se do të mbyten apo do ta nxjerrin atë. Ndaj, ata mund të zgjedhin një dietë të kufizuar, të cilën e dinë se mund ta menaxhojnë me lehtësi.

4. Rutina

Struktura dhe rutina e vakteve është kritike për mirëushqyerjen e fëmijëve. Shumica e fëmijëve vuajnë, sepse familjet nuk kanë një rutinë të rregullt. Kjo mund të jetë një çështje delikate për prindërit, pasi ata mund t’i kenë krijuar rutinat, të cilat nuk ndryshohen me lehtësi. Nëse ju nuk konsumoni vakte të rregullta, kushtojini vëmendje faktit sa shpesh hanë fëmijët. Nëse ju hani duke parë televizor shpesh ose e lini fëmijën të zgjedhë të hajë çfarë të dojë, rutina mund të jetë arsyeja ose pjesërisht arsyeja e refuzimit të ushqimit nga fëmija. Ka fëmijë të cilët në fillim ushqehen mirë dhe në moshën 1-2 vjeç fillojnë të shfaqin probleme. Çfarë ndodh? Zakonisht, është normale që fëmijët e vegjël të përjetojnë një stad ushqyerjeje problematik, pasi shija e tyre maturohet dhe ata fillojnë të kenë kontroll mbi jetën e tyre. Mirëpo, kur ndodh kjo, disa prindër frikësohen dhe i ndryshojnë rutinat ose nuk ruajnë më rutina. Kjo bën që fëmija të përjetojë vështirësi me ushqimin, për muaj ose vite më vonë.

5. Sjellja

Disa mendojnë se fëmijët e refuzojnë ushqimin sepse duan të sillen “keq”. Sjellja luan një rol, por shumë pak fëmijë refuzojnë të hanë për këtë arsye. Nëse do të donte të sillej “keq”, fëmija do i testonte limitet (siç i teston për gjërat e tjera), duke kërkuar llojin e ushqimit që do të donte. Për fëmijët me histori vështirësie në ushqyerje (që e zgjedhin ushqimin ose hanë sasi të pakta), sjellja është vetëm një pjesë e historisë, që ka evoluar nga njëra prej katër arsyeve të para.


Etiketa: femijetUshqimi

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Ç’duhet të bëni për të shmangur problemet me motorin e veturës kur është ftohtë

2 orë më parë
Per Jete

Nëse e vëreni këtë simptomë kur jeni të shtrirë në shpinë, zemra nuk punon mirë

4 orë më parë
Per Jete

Pse shumica e djemve preferojnë vajzat bionde dhe të gjata?

13 orë më parë
Per Jete

Ndikimi i aktivitetit fizik në shëndetin tuaj

18 orë më parë
Per Jete

Konsumi i kësaj pije gjatë 9 muajve ndikon te gjatësia e fëmijës

21 orë më parë
Per Jete

Gabimi që meshkujt s’duhet të bëjnë me mbajtjen e telefonit

22 orë më parë
Postimi tjetër

Metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit

Pse ju merret fryma edhe nëse ngjisni vetëm dy shkallë

Tre ushqime që na “vjedhin” energjinë


TË FUNDIT

Nga Parisi, Arilena Ara bën këtë ndryshim në dukje

26 sekonda më parë

Këngëtarja ka shkurtuar balluket. Arilena Ara gjatë qëndrimit në Paris me partnerin ka gjetur kohë edhe për një ndryshim në...

A e keni ditur pse mollët dikur kishin tjetër shije?

16 minuta më parë

A kishin mollët e së kaluarës gjithmonë këtë shije? Nga erdhën mollët dhe sa kanë ndryshuar? Origjina e mollës mund...

Efi ka një mesazh për Luizin pas daljes nga “Big Brother”

40 minuta më parë

Eliminimi i Efit nga shtëpia e Big Brother ishte një temë diskutimi që mori mjaft vëmendje. Ky eliminim u diskutua...

Arta Nitaj ironizon Dea Mishel: Kisha shkrujt diçka po më mirë jo

45 minuta më parë

Arta Nitaj, ka shprehur revoltën e saj për mbrëmjen e shtunës në kuadër të spektaklit “BBVA”. Kjo pasi mbrëmja ishte...

Reperi Getoar Selimi: Kur lindi vajza zbulova për sëmundjen time

46 minuta më parë

I ftuar në “Zemër Luana”, për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar...

Vivi vesh xhupin e Atdheut, kështu reagon Xhuli

1 orë më parë

Ajo është bërë mënjëherë xheloze derisa tha se do i marr xhaketën Brunos. “Po a? Bruno ma sill xhaketën”, thotë...

MË TË LEXUARAT

Arditi dhe Shkurta drejt martesës, çifti i ”Its My Home”

Horoskopi i ditës së sotme

Sali Berisha uron Kiarën dhe Luizin për martesën: Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çifti

Nëna nga Podujeva raporton se i është zhdukur vajza e mitur, Policia nis hetimet

Nëse e pini kafen shpejtë, duhet ta dini këtë

A do t’i mjaftojnë Kurtit garancitë e SHBA-së për ta bërë Asociacionin?

Risotto me limon dhe bizele

Horoskopi i Paolo Fox, e premte 3 shkurt 2023

Një i burgosur sulmohet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

Ambasadori Hovenier është fascinuar me punën që zhvillon, Comodita

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist