Komuna e Prishtinës që është e zëshme për mbrojtje nga Covid-19, i toleron në dyert e veta këto tollovi dhe rende qytetarësh që presin nga dy ditë për të marrë taksën komunale për regjistrim të automjeteve prej 10 eurosh.
Agjencionet e sigurimeve dhe të përgatitjes së dokumenteve për regjistrimin e automjeteve, thonë se, është bërë zor të merret vërtetimi i pagesës së taksës prej 10 eurosh, e njohur si taksë komunale për automjete edhe pse avokati i popullit e ka cilësuar të jashtëligjshme këtë veprim, që është edhe shkelje e të drejtave të njeriut në Kosovë.
“Qytetarët hyjnë në rend qysh prej orës 05:00 të mëngjesit për këtë vërtetim të taksës komunale dhe shiheni këtë tollovi që e kemi të përditshme para komunës së Prishtinës në këtë kohë pandemie kur ata vetë propagojnë çdo ditë shmangien e qytetarëve nga tollovia dhe rendet e gjata”, thotë me kusht anonimiteti një agjencion (i njohur për redaksinë). S.Krivaca / Kosovarja /