Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si ti përshtatni syzet e diellit me formën e fytyrës…

nga Revista Kosovarja

Për shumë njerëz syzet e diellit janë një blerje jo pak e kushtueshme, që nuk bëhet çdo sezon apo çdo muaj dhe ndonjëherë mund të bëhet pak e vështirë zgjedhja e syzeve që iu përshtaten më shumë.

Ky klasifikim i disa formave të ndryshme të syzeve të diellit, bazuar në formën e fytyrës, me siguri do t’ju vijë në ndihmë.

– Fytyrë e rrumbullakët

Qëndroni larg nga format rrethore të syzeve, nëse nuk dëshironi të theksoni formën e rrumbullakët të fytyrës. Modelet në formë katrore me skelet të theksuar mund të jenë një zgjedhje e mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

– Fytyrë ovale

Në një fytyrë ovale, thuajse të gjitha syzet duken mirë. Sidoqoftë, sigurohuni që skeleti i syzeve mos të jetë më i gjerë se fytyra juaj.

– Fytyrë katrore

Syzet me anë të rrumbullakosura janë çelësi i suksesit nëse keni një nofull katrore apo shumë të theksuar.

– Fytyrë e gjatë (oblong)

Në mënyrë të ngjashme me formën katrore të fytyrës, ju duhet të shkoni drejt syzeve me linja më të buta dhe cepa të rrumbullakosur.

– Fytyrë në formë zemre

Skeleti katror i rri mirë një mjekre të ngushtë. Shmangni syzet e mëdha.

– Fytyrë në formë diamanti


Pjesa më e madhe e syzeve i shkojë një forme të tillë fytyre, përsa kohë që përmasat janë në përputhje me madhësinë e fytyrës. Çdo gjë më e gjerë se mollëzat tuaja do bëjë që pika më e gjerë e fytyrës, të duket edhe më e gjerë.

– Formë trekëndëshe

Skeletet më të theksuar në pjesën e sipërme janë zgjidhja juaj. Edhe skeletet katrorë janë gjithashtu një opsion i mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]