fbpx

Pse duhet të bartni sytjena ngjyrë të kuqe nën fanellë ose këmishë?

nga Revista Kosovarja

Zgjedhja më e shpeshtë e femrave në gjithë botën në kombinim me fanellat e bardha janë sytjenat e bardha ngjyrë lëkure, mirëpo ekspertët thonë që është gabim.

Fanellën apo këmishën e bardhë mund ta kombinoni me cilëndo ngjyrë të fundeve apo të pantallonave, mirëpo kur është fjala për sytjenat nuk është kështu.

Mirëpo, ekspertët thonë që kjo zgjedhje është gabim.

Ata theksojnë që ato sytjena do të theksohen nën fanella apo këmishë të bardha gjë që gjithsesi mund të prishë përshtypjen e përgjithshme por dhe të veshjes.

Për t’iu shmangur kësaj, vishni sytjena të kuqe. Sytjenat e kuqe, sado që të na tingëllojnë të pazakonshme, nuk do të theksohen.

Lëkura ka nuanca të ngjyrës së kuqe dhe për këtë arsye ngjyra e kuqe e sytjenave“shkrihet” dhe nuk theksohet nën fanellë të bardhë, thonë ekspertët.

Nëse keni ton të pastër të lëkurës, do të duhej të vishni sytjena ngjyrë të kaltër, ndërkaq për tonet më të errëta të lëkurës zgjidhni midis nuancave të purpurte dhe nuancave të kuqe në të errët.

Femrat me tonet ngjyrë ulliri të lëkurës do të duhej të zgjidhnin sytjenat ngjyrë boronice.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]