fbpx

Pse duhet votuar Valentina Z. Alijaj për deputete?

nga Revista Kosovarja

Ndonëse ishte vete asambleiste e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Valentina Z.Alijaj disa herë është komentuar mediatikisht për vizionin, fjalimet dhe aktivitetin e saj.

E shkolluar, e zonja dhe e drejtpërdrejt, Aliaj, tashmë kërkon votën e qytetarëve për një karrige deputeteje në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Valentina Z.Alijaj , kandidate e Nismës Socialdemokrate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje.

“Kërkoj mbështetjen tuaj me synim që të luftojmë për të drejtat dhe forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në të njejtën kohë mbështetje të veçantë në inciativat rinore”, ka shkruar kandidatja për deputete Valentina Z.Alijaj.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës
Me besimin e plotë të kryetarit Fatmir Limaj dhe strukturave udhëheqëse të Nismës Socialdemokrate jam kandiduar për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14-të shkurtit në Republiken e Kosovës.
Me ndjenjë dhe respekt të thellë në mbrojtjen e vlerave kombëtare, unë sot si një e re dua të bëj më të mirë për vendin time duke dhënë kontribut në shtetndërtim, nisur nga fakti që para 20-të viteve shumë të ri e të reja i dolën në mbrojtje Kosovës nga gjenocidi Serbe.
Kërkoj mbështetjen tuaj me synim që të luftojmë për të drejtat dhe forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në të njejtën kohë mbështetje të veçantë në inciativat rinore.

#Fatmir LIMAJ1️⃣
#Valentina Alijaj2️⃣7️⃣

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]