Kryeministri Albin Kurti, ka fshirë postimin fillestar ku ai flet për kërcënimin që i është bërë atij dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.
Në postimin fillestar Kurti përmend se pyetjet e Gjykatës Kushtetuese në Forumin e Venedikut, sipas tij të njëanshme, duke thënë se shpreson se janë ‘rrena’, por vetëm pak minuta, kjo pjesë e shkrimi fshihet.
Lidhur me këtë nga Zyra e Kryeministrit Kurti, kanë një shpjegim, sipas tyre lidhur me këtë pjesë Kurti e ka lënë të merret më vonë përmes një postimi të veçantë.
“Në lidhje me Forumin e Venedikut dhe ‘dokumentet’ nga koha e shkrimit të Kushtetutes, Kryeministri në detyrë Kurti, e ka lënë të merret në një postim të veçantë më vonë”, thonë nga Zyra e Kryeministrit.Gjykata Kushtetuese, ka dërguar pyetje në Forumin e Vendenikut për të marrë mendim për rastin e formimit të qeverisë së re në vend.