Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Artisti shqiptar tallet me reperin amerikan

nga Revista Kosovarja

Artisti shqiptar nga Tetova e Maqedonisë, Faton Islami që është i njohur për videot qesharake sidomos atyre ndaj artistëve shqiptarë, përfshirë këtu edhe parodinë e këngës “Bonbon” të Era Istrefit që arriti miliona shikime në Youtube, tani ka bërë një parodi të këngës së fundit të reperit 6IX9INE të titulluar “GOOBA” që po qëndron në krye të këngëve më të dëgjuar kohëve të fundit.

Fatoni ka improvizuar skenën që shfaqet në videoklipin e këngës “GOOBA” dhe ka tallur artistin me tekstin interesant që e ka shkruar vetë komediani nga Tetova.

Ky projekt i paralajmëruar nga vetë artisti ka ngjallur interes tek publiku madje pritshmëritë janë që kjo parodi të merr hov edhe në audiencën e jashtme, sidomos në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë keni linkun e parodisë:

Moneytizer Paragrafi 4

https://youtu.be/zVv5957IXoM

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]