fbpx

Pse Edi Rama dhe Pacolli i hëngrën fjalët e veta?

nga Revista Kosovarja

Edi Rama, i cili mendon se është më i dijshmi i shqiptarëve, krekosej se me “Ballkanin e hapur” Shqipëria do bëhet xhenet. Por, shpejt e kuptoi gabimin e tij trashanik, shkruan “Kosovarja”.

Edi Rama, me gjasë, ishte larg kosovarëve që kanë përvojë të hidhur me Serbinë, nga projektet që vijnë prej saj, e që bazën e kanë në Rusi. Konkretisht, për nismën “Ballkani i hapur”.

Ky, tek me rastin e sulmit të Rusisë në Ukrainë, kinse e kuptoi lojën e Serbisë me projektin “Open Ballkan”, e që bazën e ka në Rusi dhe Bjellorusi.

Putin, Llukashenko dhe Vuçiç, ishin ata që donin ta  jetësonin këtë projekt, me qëllim të rikthimit në Ballkanin Perëndimor, duke e shfrytëzuar Ramën.

Dhe, Pendimi i Ramës se kinse nuk e dinte se “Open Ballkan” ishte projekt rus, a thua, a do i falet?!

Por, për çudi, të njëjtën ide për jetësimin e këtij projekti ruso-serb e kishte edhe biznesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli, i cili insistonte që në këtë projekt duhet të kyçet edhe Kosova!

Pacolli thoshte: “Kurti do të duhej të ishte bashkëthemelues i “Open Ballkan” në Tiranë.

E, për me i la gjynahet, tash Behxhet Pacolli doli me deklaratën se FSK-së i duhet një financim shtesë edhe nga vetë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë, në mënyrë që ajo të forcohet me armatim.  /Kosovarja/ Safet Krivaça

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]