Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Pse ekzistoj?”-Elon Musk rrëfen se ka tentuar të kryejë vetëvrasje!

nga Revista Kosovarja

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, zbuloi në një intervistë të re se ai kishte kaluar një krizë ekzistenciale në moshën 12-vjeçare, në të cilën ai mendoi t’i jepte fund jetës së tij.

Mbi artikull

52-vjeçari i tha Aaron Ross Sorkin të ‘New York Times’ në Samitin e ‘DealBook 2023’ se ai dikur mendonte: “A është e gjitha e kotë? Pse të mos bëj vetëvrasje? Pse ekzistoj?’”

Musk tha se në atë kohë, ai do të lexonte tekste fetare dhe në veçanti, libra të filozofisë gjermane që e bënin atë mjaft të dëshpëruar, kështu që ai këshilloi që adoleshentët të mos i lexonin ato. Sidoqoftë, kur mori në dorë “Udhëzuesin e autostopit për galaktikën” të Douglas Adams, ai kuptoi se gjetja e kuptimit të jetës nuk zvogëlohet në një përgjigje të thjeshtë, por më tepër se cilat pyetje duhet të bëjmë.

“Motivimi im atëherë ishte, mirë, jeta ime është me të vërtetë e fundme… por nëse mund të zgjerojmë shtrirjen dhe shkallën e ndërgjegjes, atëherë ne jemi më të aftë të kuptojmë se çfarë pyetjesh të bëjmë në lidhje me përgjigjen që është universi dhe ndoshta mund ta zbulojmë cili është kuptimi i jetës”

Moneytizer Paragrafi 4

Musk gjithashtu i tha Sorkinit se mendja e tij shpesh ndihet si një stuhi shumë e egër sepse ai ka një burim idesh që kalon nëpër të gjatë gjithë kohës. Kur u pyet nëse ishte një “stuhi e lumtur”, pronari i X ndaloi për një moment dhe u përgjigj: “Jo. Mendoj se në një farë mase kam lindur në këtë mënyrë, por kjo u përforcua nga një fëmijëri e vështirë, sinqerisht”, shtoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]