Dermatologët rekomandojnë të kaloni rreth 5 deri në 10 minuta në ditë nën dush.
Ndërsa disa prej nesh nuk mund ta imagjinojnë përballjen e ditës pa një larje në mëngjes, ndërsa të tjerët preferojnë të largojnë stresin e ditës para gjumit. Megjithëse koha kur bëni dush varet nga preferencat tuaja personale, ata që zgjedhin ta bëjnë atë në orët e mbrëmjes në të vërtetë mund të korrin më shumë përfitime për bukurinë dhe shëndetin.
Sipas kërkimeve të Bright Side ju duhet të ndryshoni disa nga zakonet e të bërit dush, transmeton Klankosova.tv
Rezulton se ka shumë mënyra se si nga dushet e natës ju mund të përfitoni të mira shëndetësore:
– Mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
– Është më mirë për lëkurën tuaj
– Mund të lehtësojë alergjitë sezonale
– Flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm
– Ndihmon në luftimin e djersitjes së tepërt
– Mund të parandalojë ngërçet e muskujve