fbpx

Pse femrat kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt? Truri i tyre punon më shumë!

nga Revista Kosovarja

Si mungesa e gjumit ndikon më shumë te gratë: sfidat shëndetësore dhe emocionale

Një studim me qindra pjesëmarrës ka treguar se gratë mesatare kanë nevojë për më shumë orë gjumi dhe përballen më shpesh me probleme shëndetësore të lidhura me mungesën e tij.

“Ne kemi zbuluar se gjumi i dobët te femrat ndërlidhet ngushtë me nivele më të larta të dhimbjes mendore dhe ndjenjave të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit. Në anën tjetër, këto ndjenja nuk janë ndërlidhur me të njëjtën shkallë të pagjumësisë te meshkujt,” kanë thënë hulumtuesit.

Jim Horne, udhëheqësi i këtij studimi në Qendrën e Kërkimit të Gjumit në Universitetin Loughborough, shpjegon se një nga funksionet kryesore të gjumit është t’i mundësojë trurit të rikuperohet. Sipas tij, sa më shumë që përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë keni nevojë për gjumë.

Femrat, që zakonisht kryejnë më shumë detyra dhe përgjegjësi, përdorin trurin më intensivisht sesa meshkujt. Për këtë arsye, ato kanë nevojë për më shumë gjumë për të rifituar energjinë e harxhuar gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Dukës ka treguar se gratë që vuajnë nga mungesa e gjumit janë më të prirura të përjetojnë depresion, zemërim dhe çrregullime psikologjike krahasuar me meshkujt e të njëjtës moshë.

Studime të tjera kanë treguar se mungesa e gjumit tek gratë lidhet me nivele më të larta të stresit psikologjik, përfshirë ndjenjat e armiqësisë, depresionit dhe zemërimit, ndërsa këto simptoma janë më pak të lidhura me mungesën e gjumit tek meshkujt.

Vlen të theksohet se, mesatarisht, femrat flejnë rreth 20 minuta më shumë se meshkujt, duke përmbushur kështu nevojën e tyre më të madhe për pushim dhe rikuperim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]