fbpx

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke? Lajmi në koment

nga Revista Kosovarja

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës. Ai u largua nga grupi dhe refuzoi të kërcejë, duke ngjallur reagime të shumta.

Disa e panë si një shfaqje patriotizmi shqiptar, ndërsa të tjerë e interpretuan si një zgjedhje personale të reperit.

Megjithatë, Gjesti, i njohur për qëndrimet e tij të forta, nuk ka komentuar ende veprimin e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]