fbpx

Pse i ka mbet emri “Lagjja e sheqerave” ne Vushtrri?!

nga Revista Kosovarja

Një ndër lagjet më të njohura në qytetin e Vushtrrisë është edhe ajo që mbanë emrin “Mahalla e Sheqerave”, shkruan VushtrriaOnline.

Kjo lagje njihet si lagjeja më e mirë në qyttet, ku thuhet se jetuan qytetarë të fushave të ndryshme, doktorrë, mësues dhe policë.

Kjo lagje quhet “Lagja e Sheqerave” , ku sipas banorëve ky emër i ka mbetë pasi në këtë lagje jetuan vajza dhe djem të bukur.

Një ndër banorët që është rritur në këtë lagje është edhe Ferit Zeneli, i cili thotë se kjo lagje arsyeton emrin që e mbanë.

“Në atë kohë kanë jetu njerëzit e shkolluar me një fjalë, kemi pasë gjithëherë të funksioneve të ndryshme, kryetarë komune, kryetar kuvendi siç kanë qenë. Normal që kemi pasë çdo gjë të bukur, njëri ndër to është edhe femrat e bukura kanë qenë, edhe kanë qenë me një fjalë të edukum, të shkolluar dhe të avancuar, për këtë edhe i ka mbetë Mahalla e Sheqerave” thotë Zeneli.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]