fbpx

Pse janë më të veçantët fëmijët e lindur në dhjetor?

nga Revista Kosovarja

Të mos i ngelë qejfi askujt, por bebet e lindura në këtë periudhë janë të bekuara me disa tipare vërtetë të vyera. Pa u zgjatur shumë Living do t’ju tregojë çfarë të veçantash kanë njerëzit e lindur këtë muaj.

Njerëzit e lindur në këtë muaj nuk kanë moto të jetës së tyre “Rëndësi ka pjesëmarrja” ,por vetëm “Fituesit i merr të gjitha”. Nuk i gëzohen medaljes së argjendit apo bronzit sepse ajo e arit është gjithçka që duan.

Zemërgjerësia është një ndër tiparet kryesore të atyre që kanë lindur në dhjetor. Megjithatë, ndonjëherë kryeneçësia e tyre mund t’u kthehet me efektin bumerang. Edhe pse janë kokëfortë dhe karakterizohen nga personaliteti i fortë, njerëzit e lindur në muajin dhjetor nuk e kanë të lehtë të marrin vendime.

I kanë të qarta qëllimet dhe punojnë fort për t’i arritur, por shpeshherë kanalizojnë të gjithë përqëndrimin e tyre në një fushë të vetme të jetës, duke lënë shumë gjëra pas dore.

Nuk mund të qëndrojnë ulur për shumë kohë pasi u pëlqen jeta dinamike dhe e gjallë. Shpirti i lirë që i karakterizon arrin të balancojë anën e tyre më të tensionuar. Fëmijët e lindur në këtë muaj mbartin shpirtin e festës gjatë gjithë vitit.

Sipas International Journal of Sports Medicine, kush lind në dhjetor, është atlet (sportist) i lindur, kjo për shkak të sasisë të lartë të vitaminës D që mami në pritje të ëmbël ka marrë gjatë muajve të verës. Lulja e tyre është ajo e narcisit. Thuhet se këto lule simbolizojnë fundin e dimrit dhe fillimin e ri të vitit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]