Raportet e divorceve në Sh.B.A. tregojnë se rreth gjysma e divorceve ndodhin si shkak i pritjeve jo-realistike ose konceptimin e gabuar.
Ndryshimet hormonale që ne përjetojmë kur takojmë dikë që na duket atraktiv ndryshe quhen kimi romantike, shkruan “BrightSide”.
Këto ndryshime zgjasin vetëm për një periudhë të caktuar dhe kur ne i kthehemi normalitetit, ne fillojmë të vërejmë aspekte që deri në atë pikë kanë qenë të padukshme për vete.
Statistikat thonë se kimia romantike nuk ka të bëjë me dashurinë, ka të bëjë me pasionin dhe tërheqjen. Rreth 300 njerëz u pyetën dhe vetëm 9% e tyre u përgjigjën se kimia ka të bëjë me dashurinë.
Shumica prej tyre mendojnë se ka të bëjë me tërheqjen fizike të dyanshme.
Në këtë periudhë ju nuk e dini se si ndiheni me të vërtetë për personin tjetër. Tri fazat që duhet të kalojmë për të dashuruar dikë, janë: epshi, tërheqja dhe atashimi ose lidhja emocionale.
Faza e kimisë është vetëm rritja e nivelit të estrogjenit dhe androgjenit, që janë hormonet që nxisin dëshirën për marrëdhënie.
Si pasojë e faktit që ne krijojmë pritshmëri për personin tjetër mund të qoj në zhgënjim kur ne i shohim ata për si janë në të vërtetë.
Humbja e kimisë mes një çifti ndodhë sepse ne nuk i bëjmë më gjërat që në fillim na u dukën aq emocionuese, si p.sh. ti mbani duart, prekjet emocionale, ndarja e kohës për partnerin, etj.
Pasioni është ajo që i mbanë të bashkuar çiftet po aq sa mirëkuptimi.