Ndër arsyet e ankthit që ndikojnë më shpesh tek çiftet, sidomos gjatë takimeve të para, janë disa mënyra të sjelljes, ose të veshurit dhe zgjedhja e vendit se ku do të shkohet.
Edhe pse loja e joshjes kërkon sjellje që ushqejnë intrigën, sensualitetin, romancën dhe të papriturën, duhet të jesh gjithnjë vetvetja, sepse të jesh autentik është mënyra më e mirë që të pëlqehesh më shumë nga personi që ju intereson, shkruan “Living”.
Në qoftë se ankthi duket sikur na paralizon, specialisti sugjerohen katër rregulla të arta:
Kjo nuk është një lojë e tipit “të gjitha ose asgjë”
Suksesi i takimit është i rëndësishëm, por jo thelbësor: nëse diçka shkon keq, nuk është një katastrofë dhe nuk është shenjë se gjithçka është e humbur. Le të ndjehemi të lirë ndoshta edhe për të bërë gabime, po vëmë veten në lojë dhe është normale të mos jesh perfekt.
Nuk është e nevojshme të bësh përshtypje medoemos
Le të zgjedhim për takimin tonë një vend, një veshje që janë të njohura për ne. Që tjetri të na pëlqej dhe ti fitojmë zemrën duhet të jemi vetvetja dhe autentik: ankthi i të bërit përshtypje medoemos do të na bëj të ndjehemi të shtirur, të dobët dhe të jemi gjatë gjithë kohës në tension, transmeton lajmi.net.
Është më mirë të frekuentosh vende interesante, ose të vishesh me pak më shumë kujdes, por pa pritur që ky takim të jetë një takim galant: kjo gjë të stërvit për “rolin”.
Le të krijojmë një ide se si është personi që do takojmë
Le të stërvitemi vazhdimisht “për të vënë veshin”, tek frekuenca emocionale e bashkëbiseduesve tanë: për shembull, le të mësojmë të kuptojmë nga sjellja e tyre reagimet emocionale të situatave, pasi do të tregojnë drejtimin dhe tonin që duhet mbajtur.
Nuk duhet planifikuar
Realiteti nuk është tamam ashtu siç mund ta kemi imagjinuar dhe një përpjekje e tepruar për të planifikuar çdo gjë, të jep përshtypjen sikur nuk i ke gjërat nën kontroll, duke na vënë kot në ankth.
Kjo gjë gjeneron vetëm ankthin për ndjenjën që nuk i kemi gjërat nën kontroll. Mos harroni, që gjërat e pa planifikuara janë gjithnjë të menaxhueshme.