fbpx

“Pse kjo vajza e stafit ka dy zarfa në dorë”, Olti Curri kap ‘mat’ produksionin e BBV

nga Revista Kosovarja

Olti Curri ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit.

Gazetari shqiptar ka hedhur dyshime të forta ndaj produksionit të BBV.

Olti ka publikuar në Instagram një video, ku shihet një nga vajzat e stafit që i jep një zarf moderatores Arbana Osmani, ndërkohë që në dorën tjetër ka edhe një zarf.

Theksojmë që përmes këtyre zarfeve, Arbana njoftonte edhe emrat e personave që duhet të linin shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

Mirëpo, Olti përmes këtij postimi hedh kështu dyshime mbi stafin dhe mënyrën sesi janë përzgjedhur të renditen 4 finalistët e formatit.

“Taksirat pyesni dikë nga produksioni se nuk ja kam haberin. Pse kjo vajzë e stafit ka 2 zarfe në dorë. Me siguri ka mbaruar punë me njërin i ka sjellë tjetrin”, shkruan me ironi Olti Curri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]