fbpx

Pse Kosova është shteti më me perspektivë në rajon

nga Revista Kosovarja

Se Kosova është shteti më me perspektiv në rajon, këtë e dëshmojnë faktet, sado që populli është irrituar në të gjitha sferat, nisur nga politika, parlamenti, ekonomia dhe fushat e tjera të jetës, shkruan “Kosovarja”.

Cilat janë gjërat që e bëjnë Kosovën shtet me perspektivë të pakontestueshme?

Në nivelin e anketave botërore, ku testohen me mostra inteligjente dhe kritere të tjera që përcaktojnë ekspertët e fushës, shqiptarët e Kosovës janë populli më inteligjent. Në fakt, shifrat i referohen popullit shqiptar në përgjithësi.

Duke ndjekur këtë linjë komunikimi me anketën botërore, po u referohemi disa rezultateve zyrtare:

Populli i Kosovës, pas lufte, është shpallur populli më optimistë në botë. Kjo është e vërteta e optimizmit të popullit të Kosovës, i cili statistikisht ishte populli me më së shumti shpresë për të ardhmen, edhe kur jetonin shumëkush në tenda, apo jetonin në shtëpitë e djegura…

Kosova me polici profesionale në rajon
Vitin e kaluar, në Hungari, është mbajtur një garë për aftësitë e policive rajonale. Kosova ka zënë vendin e dytë për nga aftësitë reaguese.

Kjo është një e dhënë e pakontestueshme se shteti ynë e ka policinë më të mirë në rajon. Kemi shërbim policor me të cilin mburremi: qoftë për kulturë, qoftë për aftësi psiko-fizike, qoftë për kujdes dhe bashkëpunim me popullin.

Edhe në sport prijmë…
Nëse flasim për sportin, Kosova është në rang-listën botërore. E kemi kampion olimpik Majlinda Kelmendin.

E kemi një reprezentacion futbollistik, i cili me pak vite përvojë, para pandemisë ua fuste frikën edhe reprezentacioneve të Anglisë, Çekisë e shumë të tjerëve.

Futbolli ynë, e që ka pak kushte për zhvillimin e këtij sporti dhe të ikjes së talenteve në shtete të Evropës, po tregon çdo ditë e më shumë super formë dhe guxim në këtë sport.

Dhe, kur kësaj i shtojmë edhe faktin se NATO e Garda e Ajovës në SHBA, po kërkon që ushtarët e FSK-së të përfshihen në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, është një lajm që e tronditë Serbinë.

Është i pamohueshëm edhe fakti se toka e Kosovës ka ari, argjend, hekur e nikel me bollëk.

Rezervat e qymyrit janë afatgjate dhe e ardhmja energjetike e Kosovës është më e sigurta në rajon, si për prodhim energjie, po ashtu, edhe për prodhim të gazit natyral dhe derivateve të tjera, që janë të pranishme në tokën e Kosovës, sipas incizimeve britanike me avion incizues për pasuri nëntokësore. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]