fbpx

Pse Kurti s’ka ndjenja ndaj popullit?

nga Revista Kosovarja

Fushatat paraelektorale dhe zgjedhore e shpërfaqnin Albin Kurtin si njeri që ka ndjenja për popullin. Por, qëkur u bë kryeministër sikur i humbën ato ndjenja…

Nga deklaratat e tij në takime me masën, dilte se Albin Kurti nuk donte më shumë bukë për vete sesa për qytetarët.

Dilte se nuk donte të mira materiale më shumë për vete sesa për popullin.

Dilte se atë që e kishte Republika, siç thoshte ai, ishte e popullit.

Por, qëkur u bë kryeministër, ato mbetën vetëm fjalë dhe kurrë nuk u realizuan në praktikë!

Pra, siç shihet, ishin vetëm fjalë për të ardhur në pushtet!

Manipulimi me bukën e popullit…
Albin Kurti preku në rezervat shtetërore, ku dominon buka, vaji dhe gjërat më elementare për ekzistencë.

Kurti me Ministren Rozeta Hajdari shkelën bukën e popullit, duke keqpërdorur “pakon e mbijetesës”, duke i devijuar rregullat e caktuara ligjore.

Implikuan në keqpërdorim furrtarin Ridvan Muharremin (mik i kryeministrit), si dhe dy zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Tregtisë.

Andaj, shtrohet pyetja: Ku tretën ndjenjat e kryeministrit gjatë fushata zgjedhore për bukën e popullit?

Nuk shpërblehen minatorët, dënohen!
Minatorët e “Trepçës”, e që u futën në grevë shkaku i vonesës së rrogës, në vend që t’u jepej rroga, u dënuan pse kanë hyrë në grevë!

Kjo më shumë ishte një kërcënim që minatorët më të mos hyjnë në grevë!

Pra, edhe ndaj minatorëve Kurti u tregua i pandjenjë, kur dihet se minatorët me pagën e tyre i mbajnë familjet disa anëtarësh.

Mashtrimi me pensionistët…
Albin Kurti u kishte premtuar rritjen e pensioneve pensionistëve, duke i falënderuar për duart e arta të tyre që e kishin ndërtuar Kosovën.

Por, qëkur u bë kryeministër më nuk foli për duart e arta të tyre e as për rritjen e pensioneve! Kurti nuk u mor kurrë me jetën e pensionistëve, edhe pse pjesa më e madhe e tyre jetojnë në varfëri të skajshme.

Skandali me tekstet shkollore…
Njohësit e arsimit prej kohësh kanë deklaruar se në Ministrinë e Arbërie Nagavcit po ndodhin skandale të shumta.

Së fundi, Arbërie Nagavci, pak pa filluar viti i ri shkollor, tha se librat duhet t’i blejnë vetë prindërit!
Sepse, sipas saj, çmimi i teksteve shkollore nga botuesit është shumë i shtrenjtë dhe i kushton shtetit.

Sipas saj, mjetet për tekstet shkollore do u kompensohen prindërve. E, kjo shkakton edhe një tollovi të re dhe keqpërdorime të reja të mundshme…

Sidoqoftë, pas 15 vjetësh të zgjidhjes së problemit me tekste shkollore, qeveria Kurti e ka kthyer në problem fillimin e vitit të ri shkollor.

Andaj, nuk është befasuese nëse mësimi nuk fillon me 1 shtator. Këtë problem e ka krijuar vetë Qeveria e Kosovës me kaosin me tekstet shkollore…

Droga e asambleistit të VV-së…
11.500 doza drogë “ekstazia” u kapën në Tiranë nga asambleisti i VV-së, …., e që ishte më i zëshmi në këtë parti kundër opozitës dhe kritikave.

Andaj, edhe ky skandal është treguesi më i mirë se kush janë disa nga figurat e VV-së që e kritikojnë 24 orë në ditë opozitën…

E, kryeministri i Kosovës, sa herë që publikohet ndonjë skandal, fajin ua hedhë qeverive të kaluara, sepse në këtë mënyrë mundohet ta heqë barrën nga vetvetja!

Andaj, rreziqet janë të larta nëse qeveria vazhdon ta arsyetojë çdo hajni dhe skandal të vetin… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]