fbpx

Pse nuk arrij dot të përjetoj orgazmën?

nga Revista Kosovarja

Orgazmat janë reaksione të shkurtra të cilat vinë si përgjigje e një stimulimi fizik dhe psikologjik në zona erogjene, apo organe seksuale. Gjatë orgazmës, burri ejakulon ndërsa gruaja shfaq kontraksione në zonën vaginale dhe lëvizje të tjera të trupit.

Për orgazmat flitet dhe shkruhet shumë, por ato kontraksionet e pavullnetshme nuk i kanë përjetuar dhe provuar shumë vajza dhe gra. Mungesa e orgazmave (anaorgazma) është një problem mjaft i zakonshëm, por jo më pak i vështirë për t’u zgjidhur. Përpara së të shpjegoj arsyet e kësaj pamundësie duhen qartësuar disa njohuri të tjera rreth llojeve të orgazmës.

Mungesë orgazme e përfituar ndër vite

Nëse më përpara arrije orgazmën me lehtësi dhe tani ke pamundësi, do të thotë që duhet të kërkosh problemin në marrëdhënie. Ndonjë krizë, ndonjë ndryshim në komunikim, ndonjë mërzi për shkak të ndonjë pabesie apo problematike të pazgjidhur mund të jetë shkaku, por dhe rënia e dëshirës është normale në çiftet që kanë shumë vite bashkë.

Gjej, njih dhe prano veten

Cilado qoftë arsyeja e mungesës së orgazmës, fillo të kërkosh zgjidhje te vetja. Duhet të bësh një analizë të brendshme për të kuptuar ku ngec puna. Te ti, te partneri, te marrëdhënia juaj, çfarë nuk te lejon të shijosh momentet magjike me partnerin ?

Orgazma nëpërmjet klitorisit

Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave ( sipas studimeve të paktën 70%) janë në gjendje të arrijnë orgazmën vetëm nëpërmjet stimulimit së klitorisit. Ky i fundit për ato që nuk e dinë është i organi i vetëm që ka si funksion kenaqësinë edhe sepse është i pajisur me plot 8000 nerva. Nëse arrin orgazmën nëpërmjet stimulimit nga klitorisi, vetëm ose falë partnerit tënd, nuk ke një problem të vërtetë, sepse një orgazmë e arritur nëpërmjet klitorisit është një orgazmë e vërtetë. Prandaj të gjithë ju gra dhe burra që keni këtë pikëpyetje të fshehur, gjejeni zgjidhjen duke qënë të sinqertë me veten dhe tjetrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]