fbpx

Pse nuk heq dot dorë nga ish-i?

nga Revista Kosovarja

Lidhja nuk po të ecën, je ndarë dhe rilidhur 100 herë dhe prapë të shkon mendja tek ai/ ajo, edhe pse i ke thënë vetes dhe miqve “këtë herë e kam vendosur”? Ka disa arsye pse e bën këtë dhe janë të gjitha të shpjeguara më poshtë.

1. Më mirë rikthehesh tek e njohura, sesa të eksplorosh të panjohurën
Ish-i është dikush që të njeh mirë dhe ti nuk ke energji të njohësh dikë të ri. Shto edhe dhimbjen dhe faktin që je rënduar psikologjikisht, receta perfekte për t’u rikthyer në krahët e tij/ saj.

2. Ke frikë të rrish vetëm
Ti je i/ e bindur se nëse je single do të thotë të jesh i/ e vetmuar në aspektin emocional dhe shpirtëror. Jo, nuk është e vërtetë, përkundrazi, kur je single e njeh më mirë veten, dëshirat dhe ato që ti kërkon nga “shpirti binjak”.

3. Ndihesh në faj që je ndarë
Për disa njerëz, të kesh prioritet veten është një ndjesi e panjohur. Ti je mësuar gjithmonë që emocionet e të tjerëve janë të parat dhe nëse sheh ex-in të trishtuar dhe zemërthyer, e rikonsideron vendimin tënd. Kështu, hyn në një vorbull të pafundme lidhjesh e ndarjesh.

4. Sikletosesh nga ideja që ish-i është me dikë tjetër
Nuk ka rëndësi e do më apo jo, sërish nuk ndihesh mirë kur ai/ ajo del me dikë të ri. Kjo është mëse normale dhe nuk është një arsye pse të rikthehesh me të. Kujto pse u ndave dhe kaq duhet të të mjaftojë.

5. I mbush mendjen vetes se ai/ ajo ka ndryshuar
Merre me terezi! Kanë kaluar 2 ditë, ose mbase dhe 3 javë. Asnjeri nuk ndryshon kaq shpejt, si me magji. Si gjithçka tjetër, ndryshimi i karakterit merr kohën e vet. Vetëreflektimi është një proces i gjatë dhe për fat të keq, nuk ka të bëjë me ty.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]