Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Pse po m’kqyr”, zbulohet motivi që çoi në plagosjen e taksistit në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një taksist u plagos sonte rreth orës 21:00 në rrugën “George Bush”, në qendër të Prishtinës. Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal që viktima kishte me të dyshuarin 33-vjeçar, I.I. i cili po ashtu është taksist.

Mbi artikull

33-vjeçari përfundoi në prangat e Policisë dhe iu sekuestrua arma që përdori për ta plagosur viktimën.

Por cili është motivi i plagosjes?

Motivi qe çoi në plagosje ishte një ngatërresë banale.

Moneytizer Paragrafi 4

Të njëjtat burime njoftuan se ishin fjalët “pse po m’kqyr” që shtynë të dyshuarin t’ia drejtojë armën taksistit.

Sinjali raportoi me pamje nga vendi i ngjarjes, ku kanë dalë njësitë e Policisë.

Nga Policia konfirmuan rastin për Sinjalin dhe njoftuan se kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. /Sinjali/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]