fbpx

Pse Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj në “AAK”?

nga Revista Kosovarja

Ishte sensacionale deklarata e Daut Haradinajt, kur tha se “AAK”-së po i bashkohet një emër i madh i mjekisë kosovare.

“Listës së AAK-së i bashkohet profesor doktor Shemsedin Dreshaj nga Peja, nip i Bajraktarit të Rugovës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj. Daut Haradinaj lajmin se infektologu i njohur i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka bërë të ditur në faqen e tij në “Facebook”, shoqëruar nga një foto ku shihej pranë Prof.Dreshaj.

Me një përvojë të gjatë e të suksesshme në fushën e mjekësisë dhe botën akademike, Dreshaj vlerësohet si njëra ndër prurjet më të suksesshme të AAK-së në këto zgjedhje, shkruan “Kosovarja”.

Siç dihet tashmë, në listën e AAK-së, Dreshaj është rendituri si numri dy, menjëherë pas liderit Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]