fbpx

Pse qeshim kur dikush rrëzohet?

nga Revista Kosovarja

Çdo njeri ka një sens humori ndryshe nga të tjerët, por janë disa aspekte themelore të humorit të cilat ndihmojnë në kornizimin dhe shpjegimin e disa fenomeneve që i bëjnë të qeshin pothuajse të gjithë njerëzit.

E para lidhet me “kornizat e shakasë” e cila vendos midis një ngjarjeje të jetës reale në një kontekst jo-serioz dhe lejon një reagim atipik psikologjik. Kornizat e luajtjes shpjegojnë pse shumica e njerëzve nuk qeshin kur dikush bie nga një ndërtesë 10 katëshe dhe vdes: në këtë rast, shqetësimi i personit që bie pengon krijimin e një konteksti joserioz.

Por, nëse një person duke ecur, rastësisht rrëzohet në rrugë dhe ecën përsëri duke tentuar të mos e shohin, korniza e lojës vendoset dhe dikush tjetër, një spektator mund ta shohë ngjarjen si qesharake.

Një karakteristikë tjetër thelbësore është mospërputhja, e cila mund të shihet në lidhjen e pamundur ose jokonsistence midis normales dhe asaj që ndodh. Rrëzimet janë të papajtueshme me rrjedhën normale dhe janë të papritura, kjo ndikon më së shumti.

Pra, pavarësisht nga reagimi ynë i lindur i empatisë, instikti ynë i mospërputhjes së ngjarjeve mund të jetë më i fuqishëm. Me kusht që ngjarja e rënies të krijojë një kornizë humori.

Kornizat e lojës dhe mospërputhja janë koncepte psikologjike; vetëm kohët e fundit neurobiologjia i ka kapur ato.
Kur vëzhgojmë një person tjetër duke u rrëzuar, disa nga neuronet tona ndizen sikur të ishim ne personi që bën përplasjen – këto neurone dublojnë modelet e aktivitetit në trurin e personit që bie.

Hipoteza e psikologëve është se mekanizmi për sjelljen e humorit është se truri i vëzhguesit “guduliset” nga ajo “fantazmë” neurologjike. Vëzhguesi përjeton një stimulim të pavetëdijshëm nga ajo fantazmë, duke përforcuar përceptimin e mospërputhjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]