Jam një vajzë goxha në moshë. I kam kaluar 37 vjet. Më intereson punësimi e martesa, si armë që e thyejnë monotoninë.
A ka mundësi t’më thoni se a kam ndonjë rrugëdalje?
Dhe, kur do të punësohem e kur do e gjej një burrë që të rehatohem?
“Dakiku i hajrit”
Përgjigje:
Jeni në moshë paksa të shtyrë, por ende nuk është vonë t’i arrini të gjitha që synoni. Ke nevojë për më shumë guxim dhe hap vendimtar dhe të mos bëni shumë pyetje për ecjen tuaj të ardhme, sepse jemi në një shtet ku shpesh duhet mbyllur sytë për ta hedhur hapin para vetes.
Nëse nuk mbyllen sytë para se ta bësh një hap para, atëherë te ne nuk do të ndodhnin kaq shumë dasma siç ndodh çdo verë, nuk do lindnin fëmijë dhe nuk do të jetohej fare. Ose, do të ishim populli me më së paku martesa, me më së paku fëmijë…
Krejt këto do të ndodhnin sikur të mendonim në mënyrën tënde për të jetuar e për ta vënë lapsin në llogari para se të investohej në jetë. Shënimet do të ishin mbase normale sikur të kishte këtu popullata rroga të mira, sikur të ishin të punësuar, sikur të investohej jeta në një shtet ku fjalën e ka institucioni dhe shteti.
Por, te ne, nëse llogariten këto të gjitha, atëherë nuk do të duhej martuar askush, sepse kushtet dihen fare mirë si janë dhe dihet si jetohet…
Përgjigja ime është: Martohu. Sepse, Zoti i madhërishëm ka për të gjithë. Do të ketë edhe për fëmijët tuaj dhe do të hapë rrugë edhe për ta…