fbpx

Pse “Wintech SH.P.K” është lidere në tregun e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC?

nga Revista Kosovarja

 Për dyer dhe dritare gjithmonë zgjedhja e duhur dhe më e mirë, është ”WINTECH shpk” dhe jo pa arsye.

Kualiteti i pakrahasueshëm, e bëjnë ”WINTECH shpk” lider dhe numër një në këtë profil biznesi.

”WINTECH shpk” është themeluar në Mars të vitit 2017, si rezultat i kërkesës për furnizim me dyer e dritare në projektet e kompanisë ndërtimore VLLEZERIT ASLLANI. Për një periudhë të shkurtër kohore, “WINTECH shpk” ka arritur të jetë një ndër kompanitë më të suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtarë.

Fillimi i veprimtarisë ka nisur me një numër simbolik prej 6 punëtorve vetëm në sektorin e PVC-së, mirëpo me zhvillimin e hovshëm të kompanisë është rritur edhe kërkesa për furnizim me produkte tjera.

Si rrjedhojë e këtij zhvillimi dhe kërkesave të ndryshme, nga muaji Tetor I vitit 2020, fillon punën edhe sektori i përpunimit të xhamit “WINTECH GLASS”, sektori i aluminit “WINTECH ALUMIN” dhe sektori i përpunimit të çelikut “WINTECH STEEL”. Të gjitha sektoret janë të pajisura me makineri të teknologjisë së fundit.

Pas një periudhe 6 vjeçare dhe sukseseve të njëpasnjëshme, “WINTECH SHPK” numëron:

1. Zyrën teknike me 8 inxhinierë-arkitektë,

2. Zyrën e prokurimit me 4 ekonomistë-profesionistë të lëmisë,

3. 4 Projekt-menaxher të punishteve,

4. Mbi 130 punëtorë në prodhim dhe montim.

Sot, “WINTECH shpk” është lidere në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC dhe alumini, roletave, përpunimit të llojeve të ndryshme të xhamit, fasadave nga xhami, fasadave të ventiluara, parmakëve dhe terasave, kupollave nga xhami etj.

“WINTECH shpk” bën eksportin e produkteve në disa shtete evropiane si psh: Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër, Itali dhe vitet e fundit edhe në tregun e Kanadës.

”WINTECH shpk” vazhdon të sjell më të mirën tek klientët, të cilët i japin notën 10 produkteve të kësaj firme, e cila garanton për cilësi dhe qëndrueshmëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]