fbpx

Publikohen rezultatet, mbi 50 % e mësuesve votojnë për ta pezulluar grevën në arsim

nga Revista Kosovarja

Greva në arsim ka mbi një muaj që ka filluar.

Janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend. Rezultati përcakton se greva duhet të pezullohet dhe mësimi të fillojë të hënën.

Burime të transmetuesit publik konfirmojnë se nga të gjitha votat e mbledhura, e që jamë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.

Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]