fbpx

Publikohet një foto e Thaçit kur ishte student në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit ditë më parë iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, do të përballet me akuzat për krime lufte.

Ai tani gjendet në Hagë, ku të hënën do të dalë në seancën e parë gjyqësore.

Por, këshilltari i tij, Ismail Syla, ka publikuar një fotografi të Thaçit të para 24 viteve në Zvicër, kur kishte nisur studimet për mastër në Universitetin e Cyrihut.

“Saint Gallen, Zvicër, 1996, Historiani Hashim Thaçi pajiset me certifikatën e gjuhës gjermane. Pastaj vijon studimet për master në Zürich”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook.

Thaçi para nisjes për në Hagë, dha dorëheqje nga posti i presidentit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]