fbpx

Publikohet një fotografi e rrallë e tri ikonave të humorit shqiptar

nga Revista Kosovarja

Është publikuar një fotografi e rrallë e grupit ikonik të humorit, “Treshi përsheshi”.

Fotografia u publikua në profilin zyrtar të Rasim Thaçit, që pas vdekjes së tij po menaxhohet nga familjarët.

May be an image of 5 people, people smiling and text that says 'Ulqin Vit UlqinVit1994/95 1994/95'

Në foto shfaqet Cima (Rasim Thaçi), Leci (Ibrahim Krajkova) dhe Qumili (Sevdai Radogoshi).

Fotografia është bërë në mesin e viteve 1994-1995, në Ulqin.

Treshja e famshme njihej për skeçe të shumta humori, që kohë më parë grumbullonin familje të shumta shqiptare përpara ekranit televiziv.

Dy nga tre personazhet e njohur, Leci dhe Cima, fatkeqësisht janë ndarë nga jeta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]