fbpx

Publikohet traileri i “Në kuadër të dashurisë”

nga Revista Kosovarja

Edhe shumë pak ditë na ndajnë nga premiera e filmit të shumëpritur “Në kuadër të dashurisë”. Siç të gjithë e dimë tanimë, në rolet kryesore të tij do të jenë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

Dy ditë më parë u zbulua data e shfaqjes së madhe e cila do jetë më 9 tetor, ndërsa për publikun do shfaqet në kinema nga 10 tetori.

Së fundmi, në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube është publikuar traileri i filmit.

E me aq sa mund të kuptojmë, na presin shumë të qeshura nga një kast i përzgjedhur aktorësh si: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksander Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro. Ndërsa regjisor i filmit është Koloreto Cukali.

“Në kuadër të dashurisë” është një komedi-romancë e cila do të zgjasë për 90 minuta. Në film trajtohet historia e një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

Kujtojmë, se xhirimet e filmit u mbyllin rreth dy muaj më parë.

E pas kësaj, le të fillojë numërimi mbrapsht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]