fbpx

Publikohet video ku Meda shihet duke thirrur ezanin në një xhami

nga Revista Kosovarja

Javëve të fundit besimtarët mysliman kanë mbajtur Muajin e Shenjtë të Ramazanit që zgjatë një muaj dhe përmbyllet me festimin e Festës së Bajramit.

Edhe emra të njohur të estradës shpesh herë në forma të ndryshme kanë treguar se janë besimtarë të devotshëm dhe këtë e ka dëshmuar se fundmi edhe këngëtari, Meda.

Mehdin Përgjeçaj në një video të postuar në rrjetet sociale shihet teksa këndon ezanin në një xhami, të cilën e ka shpërndarë edhe ai në InstaStory.

Kujtojmë që një ditë më parë edhe reperi MC Kresha u pa duke e interpretuar ezanin në një xhami në Mitrovicë.

Ndërkohë, Meda mbetet aktive dhe i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re.

Sa i përket jetës privat Meda është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]