fbpx

Publikohet video kur Bora i thotë Donaldit se e ka njohur nga historia e dashurisë e vëllait të tij

nga Revista Kosovarja

Një debat i ashpër mbrëmë ka ndodhur mes Donaldit dhe Einxhelit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Moderatorja shqiptare i ka thënë Donaldit se ai është bërë i njohur nga historia e tij me Bora Zemanin, e që këtij të fundit kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare.

Madje, përveç Einxhelit, këtë gjë pas spektaklit ia tha edhe Arjola Demiraj, e cila u shpreh se nuk e kishte njohur më parë.

Por, po të kthehemi pas në kohë, edhe vet Bora Zemani ka thënë një gjë të tillë.

Në një intervistë që dyshja kanë realizuar kohë më parë, Bora Zemani i thotë Donaldit se e njeh atë nga historia e dashurisë e vëllait të tij, Romeos me Jonida Maliqin.

“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete “Ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, thotë Bora.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]