fbpx

Publikohet video nga arrestimi i Fjolla Morinës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja, Fjolla Morina, u raportua se është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës.

 

Për momentin në në rrjete sociale po qarkullon një video e realizuar gjatë arrestimit të artistes, shkruan “Kosovarja”.

Përndryshe, Fjolla ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi kishte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkujë.

Morina ishte mbajtur në arrestim shtëpiak në Kukës rreth një muaj, ndërsa vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]