Publiku nuk i ka kursyer komentet kritikuese për faktin që në “Big Brother VIP Kosova” u ndërpre transmetimi live për disa orë me radhë.
Në disa komente, thuhet se ka ndodhur një përplasje midis Ganiut dhe Bleros, gjë që ka shtyrë produksionin që të ndërpresë transmetimin live. Duhet thënë se kjo është një teori e pakonfirmuar.
Publiku shpërthen në komente: Ç’ndodhi në ‘Big
Nga ana tjetër, në disa komente, shikuesit kritikojnë ndërprerjen e pamjeve nga shtëpia, që mund të ketë ndodhur edhe për probleme teknike.
“Duhet dhënë një shpjegim. Kanalet janë për t’u ndjekur 24/7, ndryshe si do të votojmë nëse mbyllni pamjet?” shkruan dikush. “Si ndalohet transmetimi live për shikuesit. Nuk jeni transparent,” thotë një tjetër. “Transparenca e programit është 0. Si mund të mbyllet transmetimi për 3-4 orë dhe të mos jepet asnjë sqarim për publikun?” lexohet në një koment të radhës.
Produksioni i “Big Brother VIP Kosova” nuk ka reaguar.