54
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të futen në grevë të hënën (16 shtator), si shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.
Greva pritet të nisë në orën 07:00, ka njoftuar Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke njoftuar se punëtorët kërkojnë pagë prej 550 eurove.
Aktualisht, sipas Azemit, punëtorët teknikë të Kuvendit – paguhen vetëm 275 euro.